Qeveria ndalon e grumbullimin e njerëzve, Veliaj e “sfidon” dhe organizon koncert me mijëra persona
Qeveria shqiptare, përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare ditën e sotme e ka ndaluar grumbullimin e personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura deri në 29 nëntor 2021.
Një masë e tillë është ndërmarrë në kuadër të masa për ndalimin e përhapjes e virusit Covid019 në popullatë.
“Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 15.11.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 29.11.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.” – thuhet në urdhrin e firmosur nga ministrja Manastirliu.
Por ndërsa qytetarëve u kërkohet që t’i respektojnë këto masa, ai i cili i sfidon haptazi këto masa është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Kështu, në datë 19 nëntor bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” me këngëtare kryesore Arilena Arën, ku të pranishëm ishin mijëra qytetarë.
Ndonëse urdhri për ndalimin e grumbullimeve ka qenë në fuqi edhe në këtë datë, për Veliajn një gjë e tillë, ashtu si gjithë herët e tjera, nuk ka qenë aspak problem për organizimin e këtij eventi.
Mesa duket urdhrat e ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë shqiptare nuk pijnë ujë kur vjen puna te kryebashkiaku llërëpërveshur. /oranews/
Rruga Press