KryesoreLajme

Qeveria miraton vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave në Leposaviq dhe Zubin Potok

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Këto prona preken nga realizimi i “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”.

“Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i ‘Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Qeveria.

Lexo më shumë  Përfaqësuesi i BE-së, Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Fidan sot në Kosovë

Qeveria këtë vendim e mori pas disa muajsh shtyrje të shpronësimit të pronave në Leposaviq e Zubin Potok.

Bashkësia ndërkombëtare më herët ka reaguar për çështjen e shpronësimeve në veri të Kosovës, ndërsa Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për “ndërtimin e bazave policore në toka private dhe shoqërore”.

Kundërshtime kishin paraqitur edhe serbët lidhur me shpronësimet që do të ndodhin në atë pjesë.

Lexo më shumë  Profkat internacionaliste të Enver Hoxhës në zyrat e larta të Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player