KryesoreLajme

Qeveria miraton vendimin për hartimin e planit hapësinor për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për hartimin e planit hapësinor për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Ministri në detyrë i Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit Liburn Aliu, tha se afati i tij i zbatimit është së paku tetë vjet.

“Ky dokument përbën një nga aktet më të rëndësishme strategjike në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë historike të lidhur ngushtë me identitetin kombëtar, të ndërlidhur me planin hapësinor.

Lexo më shumë  Një natë në hotel luksi me Edi Ramën (Ose si të na pëlqejë kur të na q*jnë të pasurit)

Plani hapësinor do të ndërtohet në kuadër të kontratës për hartimin e master planit për ndërtimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Afati i tij i zbatimit është së paku 8 vjet”, tha Aliu.

Rruga Press

YouTube player