KryesoreLajme

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Këtë Projektligj e ka paraqitur para ministrave, kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë.

“Fondi Sovran po bëhet. 170 shtete të botës nga rreth 200 sa janë, kanë Fond Sovran. Ndërmarrjet tona publike së bashku me 24 mijë asetet tjera do të barten nga Qeveria në Fond Sovran”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Ai ka shtuar se kjo do të rris mundësinë e investimeve dhe të përmirësoj menaxhimin e tyre, shkruan Telegrafi.

“Kësisoj qeverinë po e bëjmë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur. Fondi Sovran do të na vendos në hartën e tregjeve botërore financiare, do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik”, ka thënë Kurti.

Pas kësaj kryeministri hodhi në votim Shqyrtimin e Projektligjit për Fondin Sovran.

“Viti 2017 është viti kur për herë të parë avokojmë për idenë e themelimit të Fondit Sovran. Në vitin 2021 e miratuam koncept-dokumentin mbi Fondin Sovran, dhe sot jetësojmë Fondin Sovran me miratimin e Projektligjit për fondin në qeveri. Ne besojmë që një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijimit të profitit për shtetin përmes investimeve të mençura dhe me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Ky Projektligj u miratua me shumicë votash në mbledhjen e Qeverisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *