Lajme

Qeveria mbulon me 2 milionë euro protezat e invalidëve të luftës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se qeveria ka siguruar një nga masat për mbështetjen shëndetësore të invalidëve të luftës.

“Sot, Qeveria mori vendim për të autorizuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për t’ua mbuluar të gjitha shpenzimet e protezave invalidëve të luftës,” shkruan Vitia.

Sipas tij, ky trajtim mjekësor kryhet aktualisht jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe ka të bëjë me ndërrimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e protezave për invalidët e luftës.

Lexo më shumë  Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

“Zgjidhja përfundimtare për të marrë këto shërbime brenda institucioneve publike përfshin edhe disa hapa të tjerë,” ka shtuar Vitia.

Ndërsa qeveria ka mbuluar me 2 milionë euro protezat e invalidëve të luftës.

“Këto hapa janë hartuar dhe po bëhen përgatitjet për to. Kostoja e tyre është rreth 2 milionë euro. Ato do të fillojnë nga zbatimi ndërkohë,” përfundoi ai.

Lexo më shumë  Protesta e opozitës në Tiranë, 11 të arrestuar, 22 të shoqëruar në polici

Rruga Press

YouTube player