KryesoreLajme

Qeveria Kurti miraton dyfishimin e pagës minimale

Në mbledhjen e mbajtur të premten, Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pagës minimale, duke e ndarë këtë proces në dy faza gjatë vitit 2026.

Sipas Ministrit në detyrë të Financave, nga 1 janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të shkojë në 425 euro, ndërsa nga 1 korriku 2026 do të arrijë në 500 euro.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova partnere e besueshme e Bashkimit Evropian

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se kur Qeveria e tij kishte ardhur në pushtet, paga minimale ishte midis 130 dhe 170 euro. “E rritëm më parë në 264 euro, pastaj në 350 euro, dhe tani e rrisim në dy shkallë: 425 euro nga janari dhe 500 euro nga korriku i vitit të ardhshëm”, tha Kurti.

Ky vendim synon përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe rritjen e fuqisë blerëse të punëtorëve në vend, duke u bërë një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit ekonomik dhe mbështetjes sociale.

Lexo më shumë  Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Rruga Press

YouTube player