Bota

Qeveria kërkon shpërndarjen e parlamentit të Malit të Zi

Në një seancë elektronike, e cila u zhvillua, Qeveria e Malit të Zi ka vendos të propozojë shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi.

Në rendin e ditës thuhet se propozimin e vendimit për shkurtimin e mandatit në Kuvend e ka dorëzuar kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, mandati i Parlamentit mund të përfundojë para kohe – duke e shkurtuar ose shpërndarë atë, raporton rtcg.

Propozimin për reduktim mund ta paraqesin Presidenti i Malit të Zi, Qeveria ose së paku 25 deputetë, ndërsa vendimi për zvogëlimin e mandatit merret me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Lexo më shumë  SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë për Ukrainën

Megjithatë, neni 92 i aktit më të lartë ligjor shpjegon se si mund të bëhet kjo:

Kuvendi shpërndahet nëse nuk e zgjedh Qeverinë brenda 90 ditëve nga dita kur Presidenti i Malit të Zi emëron mandatarin për herë të parë;

Nëse Kuvendi për një kohë të gjatë nuk i kryen kompetencat e përcaktuara me Kushtetutë, Qeveria, pasi të dëgjojë mendimin e kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të grupimeve parlamentare në Kuvend, mund ta shpërndajë Kuvendin;

Lexo më shumë  Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Kuvendi shpërndahet me dekret të Presidentit të Malit të Zi;

Kuvendi nuk mund të shpërndahet gjatë gjendjes së luftës ose të jashtëzakonshme, nëse është iniciuar votëbesimi ndaj Qeverisë, si dhe në tre muajt e parë të konstituimit të tij dhe tre muaj para skadimit të mandatit të tij;

Presidenti i Malit të Zi shpall zgjedhjet ditën e parë pas shpërndarjes së Kuvendit.

Rruga Press

YouTube player