Qeveria jep pa iu dridhur qerpiku 4.2 milionë euro për një koncert të dështuar, dhe ne s’paskemi të drejtë të ankohemi?
Shkruan Isa Myzyraj
Qeveria jep pa iu dridhur qerpiku 4.2 milionë euro për një koncert të dështuar, dhe ne s’paskemi të drejtë të ankohemi?
Kjo fushatë agresive e pushtetarëve kundër kujtdo që ankohet ka të bëjë saktësisht me modelin me të cilin udhëhiqet vendi. Ata e shohin Shqipërinë fiks si një çiflig me të cilin buxheti është vetëm i tyre dhe mund ta shpenzojnë si të duan.
Ne qytetarët e këtij vendi, s’paskemi të drejtë as të ankohemi?
Ne s’paskemi të drejtë të themi që po, 4.2 milionë euro janë duke u shpërdoruar?
Madje qytetarët e këtij vendi nuk kanë të drejtë as të protestojnë, sepse në të kundërt i pret një valë linçimi nga qeveria, partia në pushtet dhe media.
Nuk kanë më as të drejtë të mos bien dakord me qeverinë!
Nuk kanë të drejtë të kritikojnë vendimet e pushtetit, sepse do ta shohin veten nëpër facebookun e qeveritarëve.
Nuk kanë të drejtë të kërkojnë transparencë, sepse do ta gjejnë veten armiq të vendit.
Nuk kanë të drejtë të kërkojnë llogari, sepse do të shpallen agjentë.
Nuk kanë të drejtë të thonë se këto para mund të ishin përdorur për spitale, shkolla, pensione apo familje në nevojë, sepse nuk ja duan të mirën vendit.
Qytetarët në këtë vend nuk paskan të drejtë të pyesin se ku shkojnë paratë e tyre?
Po pse paguajmë taksa?
Kjo nuk është demokraci.
Në një demokraci, qeveria u jep llogari qytetarëve. Jo qytetarët qeverisë.
Rruga Press

