Bota

Qeveria iraniane paralajmëron futbollistët e saj: Nëse nuk këndoni himnin përballë SHBA-së…

Futbollistët e Iranit janë përballur ditët e fundit me një kërcënim. “CNN” raporton se ata janë paralajmëruar nga qeveria e vendit të tyre që në rast se nuk këndojnë himnin e Iranit në ndeshjen e sotme ndaj SHBA-së, familjarët e tyre do të arrestohen dhe do të torturohen.

Lojtarët iranianë nuk e kënduan himnin në ndeshjen ndaj Anglisë, e para e tyre në Katar 2022 dhe menjëherë pas kësaj ata u thirrën në një takim urgjent me anëtarët e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën

Në këtë takim atyre u është thënë se familjet e tyre do të dhunoheshin dhe torturoheshin në rast se nuk këndonin himnin kombëtar ose bënin veprime të tjera në mbështetje të protestave që po ndodhin në kryeqytetin Teheran prej muajsh.

Ndaj Uellsit, futbollistët e Iranit e kënduan himnin. Qeveria e Iranit ka dërguar në Katar oficerë të Gardës Revolucionare për të vëzhguar çdo lëvizje të lojtarëve iranianë, të cilët nuk lejohen të dalin jashtë hotelit për të takuar ndonjë të huaj. Kjo vlen edhe për futbollistët që luajnë në Evropë.

Lexo më shumë  Shtëpia e Bardhë kërkon përgjigje nga Izraeli për varrezat masive në Gaza

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *