KryesoreLajme

Qeveria ia jep FSK-së në shfrytëzim pronat e ish-Aeroportit të Dumoshit

Qeveria në mbledhjen e së martës ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronave të evidentuara në emër të Republikës së Kosovës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se për të kontribuuar më tej në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes ka paraparë që pronat e ish-Aeroportit të Dumoshit t’i jepen në shfrytëzim FSK-së.

Lexo më shumë  “Mbi 900 ushtarë rusë të vrarë nga dronët në 36 orë” – Ukraina nxjerr në pah rolin vendimtar të sistemeve pa pilot në front

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se pronat që do t’i marrin në shfrytëzim janë prona të përcaktuara me propozim-vendim me njësi kadastrale në disa zona si Dumosh-Podujevë, Rajuevë-Podujevë, Kaqubeg-Podujevë dhe Llukar-Prishtinë.

YouTube player