Lajme

Qeveria i shton 1 mln USD firmës “Gjikuria” për Bashkinë e Kurbinit, godina nuk është përfunduar ende, afati është tejkaluar

Fondet e rindërtimit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 kanë shkuar te një “dorë” njerëzish, apo më saktë firmash të cilat qendrojnë pas pushtetit. Tendera pa garë, shtesa kontratash e madje favorizime të dukshme për punimet.

Një nga firmat që po favorizohet është “Gjikuria”, e njohur më shumë për ndërtimet apo tenderat e fituar nga Vlorë dhe Himarë, kryesisht në bregdetin e Jonit dhe “fshihet” pas oligarkëve më të mëdhenj të asaj zone. Në dokumentat e siguruara për një tjetër tender që ka fituar “Gjikuria”, por kësaj here për rindërtimin nga tërmeti. Bëhet fjalë për ndërtimin e godinës së Bashkisë së Kurbinit, e cila duhet të kishte përfunduar se ndërtuari kohë më parë.

Sipas dokumenteve, në mars të vitit 2021 kanë filluar punimet për rindërtimin e Bashkisë së Kurbinit. Firmat fituese janë “Ed Konstruksion”, “Gjikuria” dhe “Beta”, ndërsa fondi i ndërtimit në atë kohë ka qenë 293 milionë lekë pa TVSH, ose duke i shtuar edhe TVSH-në fondi shkon në rreth 3 milionë euro.

Lexo më shumë  Reshjet e borës sjellin probleme me energjinë elektrike në Shkodër dhe Kukës

Pa u futur te procedurat e përzgjedhjes, po merremi me procedurat pas shpalljes së fituesit. Ose më saktë, pas shpalljes së fituesit nuk duhet të kishte asnjë procedurë tjetër veçse kolaudimi dhe dorëzimi i punimeve. Por jo! Skema është zhvatëse për buxhetin e shtetit. Në këtë dokument shkruhet se afati për punimet ka qenë 9 muaj.

Punimet filluan në mars 2021 dhe duhet të përfundonin në dhjetor 2021. Por, godina nuk përfundoi. Fondet u ezauruan, apo të paktën kështu shkruhet në letra. Dhe, çfarë bën qeveria?! Shton fondet, në plot 840 mijë euro, ose 1 milionë USD. Pra, rreth 30 % të fondit fillestar. Një vjedhje e pastër, pasi në këtë mënyrë, paratë po shkojnë te firmat e preferuara, apo ato të cilat qendrojnë pas qeverisë.

Pak ditë më parë, qeveria miratoi një Akt Normativ për t’u dhënë oligarkëve mbi 60 milionë euro si pasojë e rritjes së çmimeve, kryesisht atyre në ndërtim. Por, krahas këtij favorizimi, Bashkia e Kurbinit ka hapur një tjetër procedurë “në kuadër të procesit të rindërtimit”.

Lexo më shumë  Dështon mbledhja e KQZ-së, opozita bojkoton shtyrjen e afatit për regjistrimin e mërgatës për votim

Sipas dokumentit të mësipërm, objekti i kontratës është “punime shtesë për objektin ‘ndërtim i godinës së re të Bashkisë Kurbin, në kuadër të procesit të rindërtimit’”. Fondi limit është 84,846,577 lekë, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 3 muaj nga momenti i lidhjes së kontratës.

Pra, bëhet fjalë për një shtesë kontrate, e cila do të shkojë direkt në “xhepat” e firmave që duhet ta kishin përfunduar së ndërtuari atë godinë. Por, nëse në një vend normal shteti duhet të ishte marrë me ndërtimin, marrjen në dorëzim, apo në mungesë të këtyre, të merrte masa, ky i joni i jep një shtese kontrate të majme.

Nga njëra anë firmat fitojnë para me Aktin Normativ dhe nga ana tjetër marrin edhe shtesa kontratash të majme. Në rastin e dytë është hapur procedurë, por duke qenë se në atë godinë ka punuar “Gjikuria” & Co, a do të shkojnë këto para për “Gjikurinë” apo kush qendron pas tyre?!/boldnews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *