KryesoreOpinion/Aktualitet

Qeveria i jep Greqisë mundësinë të zgjerojë detin, kurse ne govatën ku luhet me gomone

Nga Ervin Goci

Një vend që e perdor detin për të shtuar kufomat e mazohizmit të vet, ia shkel syrin vendeve fqinj me strategji e politika afatgjate që të avancojne interesat e tyre, duke marrë det e duke na lënë në govatën tonë ku luhet me gomone. Greqia i ka bërë detyrat e shtëpise, çështjen e detit e ka vënë në axhendën e integrimit europian që mos të kesh nga të luash.

Qeveria e shitur, e korruptuar deri në krimbje e Tiranes, po luan lojën që gjoja nuk kemi se çfarë të bëjmë, ashtu na ra, e ka fut Shqipërinë me qëllim në qorrsokakun e pranimit të vendimit të Gjykatës së Hagës, ndërkohë që atje shkohet kur shtetet kanë vendosur me vullnet, e jo kur kanë një status-quo apo kur vendosin vetë me vullnetin e tyre të lire për të gjet një marrëveshje tjetër.

Në rastin konkret Greqisë po i jepet mundësia të zgjerojë perandorinë e saj në det, ndërsa ne heqim dorë përfundimisht nga çdo mundësi që të zgjerojmë interesat tona tregtare dhe gjeostrategjike në det, do mbetemi ekonomi e govatës dhe gomoneve që u bluajnë jetë femijësh.

Lexo më shumë  UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

A mund te kish ndodh ndryshe?

Sigurisht që jo, sepse një qeveri jolegjitime që punon nga mëngjesi në darkë, me gjithë energjitë që të ruaje bythen e vet, as territorin brenda kufinjve nuk administron dot, imagjino detin. Është gati të shesë gjithçka, të hyjë në allishverishe në dëm të interesit kombëtar dhe me djallin, vetëm që të mbrojë interesat e ngushta të një oligarkie që atdhe ka vetëm paranë.

Kjo që them unë, nuk është mllef i një shqiptari të dëmtuar në interesin e vet, por është një dinamikë shumë më e komplikuar që i than resurset vendin, duke e lënë Shqiperinë një zgëq.

Sa shqiptarë shkojnë sot në Greqi për pushime? Shihni se si e kanë gravituar të gjithë turizmin e jugut drejt ishujve dhe ish-pronave shqiptare që sot i mjel Greqia. Lum njerëzish që shkojnë në Greqi, në një vend që nuk ka patur në jetë të jetëve ndonjë interes miqësor ndaj Shqiperisë, e megjithatë atje na duket se na trajtojnë shumë herë më dinjitetshëm se në Shqipëri.

Lexo më shumë  Media italiane: Ish-avokati i trafikantëve të drogës, Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët

E kuptoni ku jemi?!

Vendi që ka synuar historikisht trojet dhe detin tonë, që na ka dëmtuar sa ka mundur, na duket një vend që na respekton më shumë se Shqipëria e kapur për fyti nga mafia.

Janë të lidhura gjërat, shtetet e tjerë nuk flenë gjumë, vigjelojne, ata e dinë mirë se kush na qeveris ne, ndaj thonë të kapim ç’të kapim, kush do të na ndalojë? Këta të krimburit?!

Shqipëria po copëtohet ndoshta si në 13-tën, nga të gjitha krahet..duhet revoltë popullore për t’i fshirë nga historia këta tradhtarë të pashoq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *