KryesoreLajme

Qeveria i bëri edhe kryebashkiakët milionerë, marrin rrogë 4 herë më shumë se paga mesatare në vend

Qeveria vendosi në muajin shtator të rrisë pagat e puninjësve të të gjitha bashkive në vend, por ata që kanë përfituar më shumë janë qenë kryebashkiakët.

Këta të fundit kanë përfituar nga vendimi i qeverisë dhe kanë miratuar rritjen e pagave, ku sipas raportimeve deri më sot, nëpërmjet Këshillit Bashkiak kanë votuar rritjen maksimale të pagave të tyre.

Armando Subashi i Fierit dhe Emiriana Sako e Durrësit kanë vendosur që të marrin nga 2.9 milionë lekë të vjetra në muaj, me rritje më shumë se 50%, ndërsa punonjësit e tjerë janë mjaftuar me rritje minimale pagash.

Lexo më shumë  Manxhuka: Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

Në Fier, edhe opozita ishte dakort me rritjen e pagës së Subashit, ndërkohë që në Durrës këshilltarët opozitarë kanë braktisur mbledhjen ku Sako miratoi 2.9 milionë lekët që do të derdhen çdo muaj në llogarinë e saj.

Por, nëse do ta krahasonim me pagën mesatare në Shqipëri, atëherë rezulton se këta kryebashkiakë marrin rreth 4 herë më shumë.

Sipas INSTAT, në tremujorin dytë të vitit 2024, paga mesatare 75.114 lekë të reja, çfarë tregon për diferencimin mes drejtuesve dhe punonjësve të thjesht.

Lexo më shumë  Daut Haradinaj shprehet për një koalicion të opozitës me Vjosa Osmanin brenda, kundër Albin Kurtit

Kryeministri Rama propagandon shpesh rritjen e pagës mesatare, por në të vërtetë, nga rritja e pagave kanë përfituar vetëm drejtorët dhe zyrtarët e lartë, pasi punonjësit e tjerë kanë marrë shumë më pak në krahasim me eprorët e tyre.

Për të mos folur për pensionistët, të cilëve pensionet nuk iu dalin as për ilaçet, ndërkohë që qeveria nuk miraton minimumin jetik, pavarësisht se ka vite që kërkohet nga shoqëria civile.

Rruga Press

YouTube player