Lajme

Qeveria emëron një pjesë të bordit të ndërmarrjes “Trepça”

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për emërimin e bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes publike qendrore “Trepça”, në të cilin janë emëruar kryesuesi dhe katër anëtarë, duke premtuar se së shpejti do të hapet konkursi për katër anëtarët e tjerë të këtij bordi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën ka thënë se në këtë konkurs kanë aplikuar 64 kandidatë.

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë të hyrat buxhetore tejkalojnë shifrën 3 miliardë euro

Kurti ka treguar procedurat e përzgjedhjes, duke thënë se sot po emërojnë pesë anëtarë të bordit, i cili parasheh të jetë me nëntë anëtarë, gjë që do të mundëson funksionimin e menjëhershëm të këtij bordi.

Ai shtoi do të qartësojnë çështjen e përfaqësimit të punëtorëve në bord në përputhje me ligjin. Ndërkohë, do të hapet konkursi për anëtarët tjerë, ku inkurajojë aplikimin sidomos të pakicave.

Kryeministri Albin Kurti propozojë që Mentor Berisha të jetë kryesues, Fadil Bejta, anëtar, Merita Gashi, anëtare, Sadie Gashi, anëtare, Alban Krasniqi, anëtar,, propozim ky që u miratua nga kabineti qeveritar.

Mandati i tyre zgjatë katër vite.

Rruga Press

YouTube player