KryesoreLajme

Ministrja Rizvanolli: Qeveria ka vendosur fillimin e tenderimit për kapacitetet gjeneruese nga era

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është marrë vendim për fillimin e procedurave të tenderimit për energjinë nga era.

Rizvanolli pas mbledhjes së Qeverisë ka njoftuar se Qeveria do të ofrojë mbështetje tek  për kapacitete deri në 150 megavat si dhe për punëtorët.

“Kemi marr një vendim të rëndësishëm për autorizimin për fillimin e procedurave të tenderimit për energjinë nga era, për kapacitete gjeneruese dhe si dhe mbështetje për punëtorë. Dokumentacioni i tenderit dhe skema do të përgaditën në muaj në vazhdim. Planifikojmë që gjatë 2024 të lansojmë projekte të reja me erën. Për gjatë dizajnimit dhe zbatimit të projektit do të ndjekim procedurat e larta për transparencat dhe drejtësisë, që kanë qenë në nivelin më të lartë në ankandin e parë”, deklaroi Rizvanolli.

Lexo më shumë  Ministri Aliu: Nga projekti i banimit social në Kosovë do të përfitojnë personat dhe familjet me kushte jo të mira ekonomike

Rruga Press

YouTube player