KryesoreLajme

Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Telekomit”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës [sot] ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”. Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes njoftoi se të emëruarit janë: Petrit Nahi – kryesues, Rrezarta Pllana – anëtare, Sajmie Thaçi – anëtare dhe Lindita Toçi – anëtare.

Kurti ka thënë se nga 70 kandidatë, në listë të ngushtë kishin hyrë 29, ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë. Mandati i tyre në këtë ndërmarrje është trevjeçar.

Lexo më shumë  Nis punën Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës dhe dhunën në familje

Rruga Press

YouTube player