Lajme

Qeveria e Shqipërisë shpronëson Sarajet e Toptanëve

Qeveria shqiptare ka shpronësuar “Sarajet e Toptanëve’ me qëllim restaurimi dhe realizimin e një muzeu të ish-banesës së njohur.

Kërkuese për këtë projekt është Ministria e Kulturës, ndërsa pronarët e kësaj godine historike do të kompensohen me rreth 300 milionë lekë ose 2.5 milionë euro.

Kujtojmë se gati një vit më parë, Sarajeve iu vë zjarr, ndërsa kishte akuza të shumta se disa kohë pas shpronësimit prona do të përdoret për ndërtime kullash.

Vendimi i plotë:

Agjencia  Shtetërore  për  Shpronësimin  shpall  kërkesën  për  shpronësim  për  interes  publik  të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Projekt restaurimi dhe muzealizimi i ish-banesës së Toptanasve”.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Subjekti kërkues i këtij projekti është Ministria e Kulturës. Me  anë  të  këtij publikimi kërkojmë  të  vëmë  në  dijeni personat  e  prekur  nga  ky  shpronësim,  për pasuritë  e  paluajtshme,  pronë  private,  të  cilët  do  të  kompensohen  sipas  vlerësimit  paraprak  të llogaritur,  bazuar  në  vendimin  nr.  89,  datë  3.2.2016,  të  Këshillit  të  Ministrave,  “Për  miratimin  e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në vendimin nr. 138, datë 23.2.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes  së  masës  së  shpërblimit  të  pasurive  pronë  private  që  shpronësohen,  të  pasurive  që zhvlerësohen  dhe  të  të  drejtave  të  personave  të  tretë,  për  interes  publik,  për  pasuritë  e  llojit “ndërtesë”, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 307 501 636.3 (treqind e shtatë milionë e pesëqind e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë pikë tre) lekë.

Drejtor i përgjithshëm kryetar i komisionit të posaçëm të shpronësimeve

Erlis Heren

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *