Lajme

Qeveria e Malit të Zi drejt rrëzimit, sot votimi në parlament

Sot pritet të votohet në Parlamentin e Malit të Zi rrëzimi i kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Qeveria e Malit të Zi është në prag të rrëzimit pas mosmarrëveshjeve të koalicionit qeveritar të krijuar nga partitë opozitare që përmbysën qeverinë e Milo Gjukanoviçit pas 30 vitesh pushtet.

Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviç, ka paralajmëruar protestë para kuvendit. Kryetari i partisë “Unioni Demokratik Shqiptar” në Mal të Zi tha se mund të ketë edhe përplasje.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

“Dy partitë shqiptare do kenë dy ministri në qeverinë e re kalimtare. Qeveria teknike do ketë mandat një vit për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh ai.

Kriza e pushtetit për shkak të mosmarrëveshjeve partiake, midis Kuvendit dhe Qeverisë, e po ashtu edhe brenda vetë Qeverisë, ka rezultuar me kërkesat për shkarkimin e të gjithë këtyre udhëheqësve në Mal të Zi.

Lexo më shumë  Euronews akuzohet për “shkelje të qartë të integritetit editorial” për zgjedhjet në Hungari

Abazoviç kërkon shkarkimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Krivokapiç. Kryeministri Krivokapiç kërkon shkarkimin e Abazoviçit. Opozita kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Beçiç.

Një ditë më parë Kuvendi i Malit të Zi nuk votoi për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç. Shumica e deputetëve nuk e mbështetën agjendën që parashikonte votimin për shkarkimin e tij.

Rruga Press

YouTube player