Lajme

FOTO- Ish-ministri Tahiri mbërrin në Gjykatën e Apelit, nis përballja

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e Apelit të Posaçëm. I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, Tahiri futet qetësisht në sallë.

Rreth tij shihet se ka gazetarë e persona të medias. Ditën e sotme, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të vendosë për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Seanca për shpalljen e vendimit ka nisur, gjatë të cilës, ish-ministri po kërkon pafajësinë, ndërsa rreth orës 13:00 pritet të bëhet me dije se në çfarë përfundimi do të arrijë trupa gjykuese.

Rruga Press

YouTube player