Lajme

Qeveria e Kosovës ua pezullon lejet e importit katër kompanive të naftës

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se Dogana e Kosovës ka gjetur te katër subjekte që merren me përpunimin e produkteve të naftës parregullsi që pengojnë mbikëqyrjen, rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetit të shtetit.

Hajdari në një konferencë për media bashkë me drejtorin e Doganës, Agron Llugaliu, të martën ka thënë se Dogana nuk ua ka vazhduar autorizimet këtyre subjekteve.

Sipas saj, ato u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicencuara dhe e kanë shmangur akcizën duke e deklaruar gabimisht produktin.

“Dogana ka kryer analiza dhe kontrollet te 4 subjekte që merren me përpunimin e produktet e naftës dhe ka gjetur parregullsi që pengojnë mbikëqyrjen rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetit të shtetit.

Petrol Company, Kosova Rafinery, Kulla Exim, In Oil janë kompanitë, të cilave u janë pezulluar lejet, tha ministrja Hajdari në një konferencë për media. Dogana nuk ua ka vazhduar autorizimet katër subjekteve. Disa nga subjektet u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicencuara, nuk kanë përdorur, mjete matëse të verifikuara dhe kanë shmangur akcizën duke deklaruar gabimisht përbërjen e produktit”, shtoi më tej Hajdari.

Lexo më shumë  Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Ajo ka shtuar se Ministria që drejton ua ka revokuar dhe pezulluar këtyre subjekteve edhe lejet e importit të lëndës së parë dhe shitjen me shumicë të produktit final.

“Ne si ministri e Industrisë kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final dhe shitjen me shumicë të produktit final, që është vaji i rëndë ose mazut. Njërit subjekt ia kemi pezulluar edhe lejen për importin e vajrave të rënda”, është shprehur ajo.

Hajdari ka thënë po ashtu se në kazermat e FSK-së është gjetur naftë me përmbajtje të lartë të sulfurit.

“Gjatë javëve të fundit kemi marrë dhe testuar disa mostra të dizellit në kazermat e FSK-së. Kemi “gjetur shumë raste të jokonformitetit. Në një rast kemi gjetur disel me përmbajtje të sulfurit prej 77.4 miligram për kilogram që tejkalon shumëfish shkallën e lejuar prej 10 miligram për kilogram. Për këto raste do të njoftojmë edhe prokurorinë”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Bislimi merr pjesë në takim ministerial në Podgoricë

Inspektorati sipas saj, në bashkëpunim me Doganën dhe ATK-në ka gjetur se një numër i madh i shitësve ka tejkaluar marzhën tregtare të lejuar me vendimin e Qeverisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, deklaroi se nga kontrolli i kryer ndaj katër subjekteve, nuk është gjetur “ndonjë interes për vendin”, derisa shtoi se në vendin e hetimeve, kamerat e vendosura nuk i kanë ruajtur xhirimet.

“Për këtë proces të homogjenizimit, këto kompani kanë përfituar nga lirimi në taksë të akcizës. Nga kjo është mundësuar të ketë shmangie të pakontrollueshme të të hyrave”, tha drejtori.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *