KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka vendosur për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka vendosur për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë.

Lexo më shumë  Vrasja në Malishevë - Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ai tha se paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se niveli 2 euro për orë pune të rregullt është ekuivalent me 350 euro në muaj.

Ai tha paga minimale e përcaktuar sot do të hyjë në fuqi nga 1 tetori në mënyrë që bizneset dhe organizatat tjera të bëjnë përshtatjet e nevojshme.

Lexo më shumë  Kundër propozimit të PS për “Territorialen”, kryebashkiaku i Poliçanit kritika të ashpra: Na i keni hequr të gjitha kompetencat

Sipas tij, nga ky vendim do të preken se 150 mijë të punësuar.

Rruga Press

YouTube player