Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka vendosur për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto
Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka vendosur për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë.
Lexo më shumë Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës
Ai tha se paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi.
Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se niveli 2 euro për orë pune të rregullt është ekuivalent me 350 euro në muaj.
Ai tha paga minimale e përcaktuar sot do të hyjë në fuqi nga 1 tetori në mënyrë që bizneset dhe organizatat tjera të bëjnë përshtatjet e nevojshme.
Sipas tij, nga ky vendim do të preken se 150 mijë të punësuar.
Rruga Press

