Lajme

Qeveria e Kosovës ndan 255 mijë euro për librat e nxënësve të Luginës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Këtë vendim ekzekutivi e ka marrë në mbledhjen e sotme, pas propozimit nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Para kabinetit qeveritar Murati tha se kjo çështje “është tepër e rëndësishme”.

“Bëhet fjalë për masën 4.2, pra mbështetja për arsimin. Parashihet një ndarje prej 255 mijë euro që merren nga programi i ringjalljes ekonomike dhe transferohen në kodin e përcaktuar nga MASHTI me synimin për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha Murati.

Lexo më shumë   Qeveria Rama jep me PPP uzinat e armëve, Peleshi: Disa investitorë kanë shfaqur interes

“Marrë parasysh që është shumë e rëndësishme kjo masë, ju ftoj ta voni”, shtoi ai.

Gjithashtu sot Qeveria e Kosovës ndau mbi 7 milionë euro për stafin shëndetësor dhe bizneset.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *