Lajme

Qeveria e Kosovës miraton shpronësimet që i hapin rrugë investimeve në Podujevë, Ferizaj, Prizren, Suharekë dhe Gjilan

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme që lidhen kryesisht me shpronësime për realizimin e projekteve në disa komuna të vendit.

Investimet përfshijnë banimin e përballueshëm dhe atë social, infrastrukturën rrugore, të sportit, kulturës dhe arsimit, me vlera dhjetëra milionë euro.

Disa prej vendimeve në mbledhjen e sotme të Qeverisë:

Shpronësimi në Podujevë për ndërtimin e dy ndërtesave me 133 njësi banesore, prej të cilave 106 do të dedikohen për banim të përballueshëm dhe 27 për banim social. Sipërfaqja është 20,000 m² dhe vlera e investimit është rreth 13.6 milionë euro.

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Shpronësimi në Ferizaj i pronave që menaxhohen nga AKP-ja për ndërtimin e Qendrës për Sport dhe Kulturë.

Shpronësimi në Prizren për realizimin e projektit “Objekte Edukativo-Arsimore dhe Sportive” në Dushanovë.

Shpronësimi në Suharekë për zgjerimin e rrugës në fshatin Mushtisht, e cila lidh komunën e Suharekës me atë të Shtërpcës, si dhe për zgjerimin e rrugës Korishë-Kabash dhe lidhjen e saj me Rrugën Rajonale R-118.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

Shpronësimi në Gjilan për projektin FLLOWS, i cili është shumë i rëndësishëm për rrjetin e ujësjellësit në komunën e Gjilanit, e cila aktualisht ka 52% humbje teknike të ujit. Vlera e projektit është 15 milionë euro, financohet nga Banka Botërore dhe “Hidromorava”. Po ashtu, shpronësimi për realizimin e projektit të Qarkores së Jashtme të Qytetit dhe kyçjen e saj me rrugët kryesore, një investim i përbashkët i ministrisë dhe komunës, në vlerë 27 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player