Lajme

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin që do të mundësojë ndihmë juridike falas viktimave të dhunës

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projektligjin i cili do të mundësojë ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje, të dhunës në baza gjinore; të cilitdo lloj të dhunës seksuale; të trafikimit me qenie njerëzore; viktimave të mitur, personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Lexo më shumë  Presidentja e Kosovës, Shiroka Pula i drejtohet shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Dilni në votime, në mbrojtje dhe avancim të të drejtave

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.

“Kalon projektligji i cili do t’iu mundësojë ndihmë juridike falas viktimave të dhunës në familje; dëshmitare të dhunës, të dhunës në baza gjinore; të cilitdo lloj të dhunës seksuale; të trafikimit me qenie njerëzore; viktimave të mitur; fëmijëve që jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore; personave të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përben diskriminim, si dhe, personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  ​Ambasadori gjerman: Radoiçiq dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *