KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës merr vendim për ndërtimin e dy stadiumeve e renovimin e dy të tjerëve

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar disa projekte kapitale.

Në mesin e tyre janë ndërtimi i stadiumit në Pejë e Ferizaj, renovimi i dy stadiumeve në Prizren dhe Vushtrri si dhe renovimi i Galerisë Kombëtare.

Në mbledhjen e Qeverisë sipas komunikatës është emëruar Komisioni Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”, Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Kosova nuk ka pëllëmbë toke për të falur, mbrojtja e saj është betimi ynë i përjetshëm

Është miratuar edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

Rruga Press

YouTube player