KryesoreLajme

Ministri Murati prezanton buxhetin për vitin e ardhshëm

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka prezantuar Buxhetin për vitin 2025 para anëtarëve të Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Buxheti për vitin e ardhshëm arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh, ka thënë Murati. 

“Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3.6 miliardë eurosh, ndërkaq ky buxhet parashihet të financohet nga të hyrat buxhetore në nivelin e 3 miliardë e 305 milionë euro, kurse pjesa tjetër prej 300 milionë euro do të jetë deficiti buxhetore. Për të ardhur deri te ky buxhet janë marrë parametrat e zhvillimit ekonomik dhe performancës së vitit aktual. Inflacioni deri në shtator ka shënuar rënie në 1.9 për qind”, tha Murati.

Lexo më shumë  Rrustemi: Dështoi skenari i opozitës me Listën Serbe, statuset ju ngelen në Draft

 “Pavarësisht përballjes së situatës së vështirë në nivel global, rritja ekonomike ka shënuar performancë të mirë gjatë këtij viti. Në pjesën e parë të vitit 2024 ekonomia është zgjeruar 4.9 për qind. Deri në fund të vitit presim që ekonomia të zgjerohet në 4.5 për qind në terma real e 6.6 për qind në terma nominal”, ka theksuar ai.

Lexo më shumë  Miratohet në parim Projektligji për Byronë Shtetërore të Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Rruga Press

YouTube player