Lajme

Qeveria e Kosovës jep detaje si parashihet të bëhet konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme me ligjin e ri

Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të shkojë në fund të vitit për miratim në Qeveri e më pas do t’i dërgohet Kuvendit, ka thënë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Ai në emisionin “60 Minuta” në KTV ka dhënë detaje se si është e paraparë të funksionojë konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme.

Sipas tij, do të formohet një byro shtetërore për verifikim dhe konfiskim të pasurisë.

Ligji, sipas Sallahut, do të rregullojë verifikimin e pasurisë dhe komunikimin me gjykata dhe konfiskimin e bën gjykata. Megjithatë, me këtë ligj s’do të ketë dënime për zyrtarët, veçse pasuria e pajustifikueshme mund të konfiskohet. Rastet do të adresohen vetëm si raste civile.

“Janë dy ligje. Një që është në fuqi, për kompentenca të zgjeruara në kuptimin penal që parashihet që pasi që një palë të dënohet me aktgjykim të formës së prerë fillon konfiskimi, këtu s’ka nevojë të dënohet asnjë palë. Agjencia do ta ketë fuqinë të verifikojë, të ardhurat e atij personi zyrtar me pasurinë e bërë nëse ka shpërputhje, agjencia bën propozim e gjykata vendos a duhet të konfiskohet a po jo”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Osmani në New York takon presidentin e Malawit: Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës

Formimin e byrosë Sallahu e ka arsyetuar se mungesën e linjës së ndjekjes së pasurisë së pajustifikueshme.

“Është linjë e re që dallon nga ligji për kompetenca të zgjeruara për konfiskim të pasurisë, ku duhet të dënohet personi e pastaj fillon konfiskimi. Ky ligj e ndjek pasurinë e personave zyrtarë. Korrupsioni është i koncentruar te niveli i lartë i pushtetit. Këtu do të goditet. S’ka nevojë të ngrihet aktakuzë, bëhet propozimi, dërgohet në gjykatë…”, ka vazhduar ai. “Në momentin që propozon byroja që një pasuri e një personi zyrtar ka shpërputhje mes të hyrave dhe pasurisë së bërë, gjykohet në gjykatë. Prova për të vërtetuar se shpërputhja nuk ekziston kalon te personi ndaj të cilit duhet të verifikohet pasuria. Duhet të dëshmojë me dokumente përputhjen. Nëse s’vërtetohet me dokumente, gjykata ka të drejtë me aktgjykim të konfiskojë pasurinë, duke ia kthyer pronarit legjitim, shtetit të Kosovës”.

Lexo më shumë  MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

Ai ka shtuar se ky projektligj do të dërgohet për miratim në Qeveri deri më 25 dhjetor. Sipas tij, pjesa e ekspertizës në ligj është kryer dhe tash po priten vetëm komentet nga shoqëria civile.

Ka thënë se për të hyrë në fuqi ky ligj duhet të pritet një kohë për nxjerrjen e rregullores për byronë.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *