Lajme

Qeveria e Kosovës emëron Bordin e “Trepçës” dhe KEK-ut

Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur dy Borde në Ndërmarrjet kryesore në vend, atë të ndërmarrjes publike “Trepça” dhe të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga dy po e ngritin në katër numrin e bordeve të rregullta të ndërmarrjeve, borde që janë emërtuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se ndërhyrja e tyre ishte e domosdoshme për të ndërprerë keqpërdorimet.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Ndërmarrjet publike nga barrë për buxhetin e shtetit do t’i shndërrojmë në kontribuues të tij. Aktualisht i kemi edhe 10 ndërmarrje publike me borde të përkohshme. Konkursi për ‘Trepça’ Sh.a është shpallur nga Zyra e Kryeministrit. “Pritja jonë është që anëtarët t’i kryejnë detyrat në përputhje me ligjin duke u bazuar në kompetencë e profesionalizëm. Për katër pozitat tjera të lira u bëjmë thirrje nga këtu të kemi më shumë kandidate gra dhe nga komunitetet joshumicë”, ka thënë Kurti.

Në krye të ndërmarrjes publike “Trepça” është emëruar Bari Hyseni, ndërkaq Muharrem Peci, Brahim Krasniqi, Xhevdet Tahiri, Bujar Bilalli, janë emëruar anëtarë.

Ndërsa për Bordin e KEK-ut, Kurti tha se kanë aplikuar 72 kandidatë, teksa tha se komisioni rekomandues i ka shqyrtuar aplikacionet ku janë përzgjedhur pesë anëtarë.

Si kryesues i Bordit të KEK-ut është emëruar Skënder Haziri, ndërsa Merita Kasapolli, Berzar Halilaj, Valbona Raifi, Mustafa Pllana e Valdrin Krasniqi anëtarë.

Rruga PRess

YouTube player