KryesoreLajme

Qeveria aprovon kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për të dërguar FSK-në në një operacion humanitar në Shqipëri

ZKM ka njoftuar se Qeveria në detyrë në një mbledhje elektronike ka miratuar vendimin që ta aprovojë kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri.

Mjetet financiare për dërgimin e FSK-së atje do të sigurohen nga buxheti i Kosovës.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për aprovimin e Kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë. Nga vendimi i kësaj mbledhjeje të 259-të të Qeverisë, mjetet financiare për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar, sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës.”

Lexo më shumë  U.D. Presidentja Haxhiu dekreton 17 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Bëhet fjalë për një operacion humanitar të kërkim-shpëtimit në “Qafën e Burrelit”, Bashkësia Klos.

“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një Kontingjent për nevojë humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar.”

Lexo më shumë  Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës Kijevë–Malishevë, investim 2.4 milionë euro
YouTube player