Bota

Qëndroi 28 vjet në burg për një vrasje të cilën nuk e kreu, lirohet amerikani

Një burrë, që ka kaluar afro 28 vjet në burg për një vrasje të cilën vazhdimisht e ka mohuar se e ka kryer, është liruar të martën në Missouri, raporton BBC.

Lamar Johnson 50-vjeçar, doli nga gjykata në St. Louis si njeri i lirë, pasi gjykatësi David Mason, e shpalli të pafajshëm.

Gjykatësi tha se ai ka vepruar pasi dy dëshmitarë kanë ofruar “dëshmi të pastra dhe bindëse” se Johnsoni është i pafajshëm.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ai ishte dënuar për vrasjen e Marcus Boydit në vitin 1994.

Johnsoni dukej i prekur kur u mor vendimin, ndërsa përkrahësit e tij duartrokitën.

“Jam shumë i emocionuar”, tha Johnson, ndërsa u largua nga salla e gjyqit.

Vitin e kaluar, avokati Kim Gardner bëri kërkesë për lirimin e Johnsonin, pasi kreu një hetim së bashku me organizatën ligjore jofitimprurëse Innocence Project.

Marcus Boyd u qëllua për vdekje nga dy persona të maskuar në afërsi të shtëpisë së Johnsonit në tetor të vitit 1994.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Johnsoni vazhdimisht kishte insistuar se ai nuk ishte në shtëpi kur ndodhi sulmi.

Gjykatësi Mason ka thënë se ka marrë vendimin për lirimin e Johnsonit, pasi një dëshmitar ka tërhequr dëshminë e tij dhe një i burgosur ka pranuar se qëlloi Boydin së bashku me një të dyshuar tjetër, Phil Campbellin.

Gjatë seancës fillestare, Campbelli u deklarua fajtor për të pranuar një dënim më të vogël dhe u dënua me shtatë vjet burgim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *