Bota

Mediat perëndimore: Rusët po grumbullojnë avionë për ofensivën e re, SHBA: Nuk i shohim

“Rusët po grumbullojnë avionë luftarakë dhe helikopterë në kufirin ukrainas për të mbështetur ofensivën e re tokësore”.

Ky është paralajmërimi më i fundit në  Financial Times, e cila citon dy zyrtarë të lartë të inteligjencës perëndimore.

Por një gjë e tillë u mohua menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë dhe mbështetëset kryesore të Ukrainës në këtë luftë.

Lexo më shumë  Rifillon kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit

“Ne nuk e shohim Rusinë duke grumbulluar forcat ajrore për të nisur një ofensivë të re, por sigurisht Moska vazhdon të ketë aftësi të mëdha aviacioni” , tha sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin III.

“Ukraina ka bërë një punë të mirë për të ndaluar raketat ruse dhe ne duam që ato të kenë të gjitha mjetet për t’u mbrojtur, edhe nëse rusët vendosin të shtojnë forcat ajrore”, shtoi Austin.

Lexo më shumë  Mali i Zi i reagon akuzave të Vuçiqit se zhvillohet luftë hibride kundër Serbisë: Këto deklarata dëshmojnë mungesën e gatishmërisë për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran dhe të barabartë

Shumë ekspertë i frikësohen idesë se në 1 vjetorin e luftës në Ukrainë, Rusia do të nisë një ofensivë ku do të angazhohen mijëra trupa.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *