KryesoreLajme

Qendrimi i Grenellit shkakton furi reagimesh: Berlini, Parisi dhe Roma në një linjë me politikat e Trumpit në Ballkan

Emisari i posaçëm i ish-presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i dërguan kryeministrit Kurti në lidhje me mbështetjen e tyre ndaj draft-statusit të Lajçakut për Asociacionin.

Grenell pohon se “evropianët më në fund po e përqafojnë politikën e Trump për Kosovën”.

“Më në fund! Evropianët përqafojnë politikën e Donald Trump për Kosovën. Italia, Franca dhe Gjermania i thonë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se ai duhet të bëjë ‘përparim vendimtar’ për të zbatuar marrëveshjet e kaluara ose ata nuk do të mbështesin aplikimin e tyre në Këshillin e Evropës”, shkruan Grenell.

“Përgëzoj Italinë që bëri që Franca dhe Gjermania të veprojnë më në fund”, u shpreh ai.

“Është e rëndësishme të theksohet se administrata Trump e bëri këtë kërkesë të Kurtit 4 vjet më parë – dhe u kritikua nga evropianët për të”, përfundoi ai.

Ky deklarim i Grenellit ka nxitur një furi reagimesh nga figura të ndryshme publike në Evropë dhe Ballkan.

Lexo më shumë  Ushtarët italianë në KFOR, të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer ka ironizuar qeverinë e tij dhe kancelarin Scholz duke thënë se më në fund ato fituan respektin e ekstremistit të Trumpit.

“Urime të mëdha qeverisë gjermane! Më në fund ka arritur të fitojë duartrokitjet dhe respektin e dobët të ekstremistit të Trump, Richard Grenell, për politikën e saj ndaj Kosovës! Çfarë përparimi!“

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit dhe kryetarit të komisionit për punët e jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, i cili ironizon po ashtu me qeverinë e tij.

“Kur ke mbështetës të tillë, ç’të duhen kundërshtarët“, shkruan Roth.

Me të njejtat doza ironie ka qenë edhe reagimi i Presidentës së organizatës austrike Viena goes Europe, Kati Schneeberger.

“Gjermania, Franca dhe Italia në nivelin e Trumpit. Ia dolët.“, shkruan ajo.

Nuk kanë rezistuar pa reaguar as gazetari francez, Stephan Israel dhe ai gjerman, Michael Martens, të cilët vazhdojnë retorikën me të njejtat nota ironizuese e tallëse ndaj vendimit të treshes evropiane për të qenë në të njejtën gjatësi vale me Trumpin e Grenellin.

“Ka shumë mundësi që Scholzi dhe Macroni të kenë marrë vendimin e gabuar për mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nëse duartrokiten për këtë nga ish-ambasadori dhe altoparlanti i Trump, Richard Grenell“, shkruan Stephan Israel.

“Berlini, Parisi dhe Roma pas linjës së Donald Trumpit në Ballkan. Socialdemokratët në kancelarinë gjermane, duke injoruar shumicën e partisë së tyre në Bundestag për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, marrin një kompliment të merituar“, shkruan gazetari gjerman Michael Martens.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, shkruan “Vizioni i Ahtisaarit vs Vizioni i Trumpit dhe Orbani. Tek cili do të qendrojë Evropa“.

Lexo më shumë  Maqedonci: Evropa gaboi që nuk investoi në mbrojtje, po e ndërtojmë fabrikën e municionit
YouTube player