Lajme

Qendra për të drejtat në punë i drejtohet Qeverisë: Jepni zgjidhje naftëtarëve

Qendra për të drejtat në punë iu është drejtuar Qeverisë me një deklaratë publike, duke i kërkuar që të marrë hapat e nevojshme në mënyrë që ti jepet zgjidhje problematikës afatgjatë që kanë naftëtarët e rafinerisë së Ballshit.

Në deklaratë thuhet se qeveria nuk ka marrë asnjë masë këtë vit për të garantuar rikthimin e naftëtarëve në punës. Ata theksojnë se prej më shumë se 10 vitesh rafineria bie në duart e subjekteve spekulante, të cilat marrin nga qeveria të drejtat e ushtrimit të aktivitetit, realizojnë fitime të jashtëzakonshme dhe largohen duke lënë jo vetëm pa punë mijëra naftëtarë, por edhe duke mos u dhënë atyre as pagat e prapambetura.

Qendra për të Drejtat në Punë u garanton naftëtarëve të Ballshit, se do të vazhdojë të angazhohen për ti ndihmuar ata në kërkimin e të drejtës së tyre.

DEKLARATË PUBLIKE

Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë hapat e nevojshme për ti dhënë zgjidhje afatgjatë problematikës së naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit. Greva e urisë së para një viti u menaxhua prej qeverisë me zgjidhje të improvizuara. E ashtëquajtura “pagë e luftës” që ju dha këtyre punëtorëve rezultoi të ishte një manovër për të ndërprerë grevën e ulur koston politike në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe jo një platformë e qartë për të zgjidhur problematikën sociale të shkaktuar nga ndërprerja e punës në rafineri. Fundi i muajit Tetor rezulton me skadimin e marrëveshjes mes naftëtarëve dhe qeverisë për marrjen e pagesës prej 40,000 lekë në muaj. Që nga Nëntori, mijëra naftëtarë dhe familjet e tyre do të mbeten pa të ardhurat e nevojshme për të siguruar jetesën e përditshme. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë gjatë këtij viti për të garantuar rikthimin në punë të rafinerisë së Ballshit dhe diçka e tillë nuk duket të ketë gjasa të ndodhë edhe në muajt në vazhdim.

Kriza ekonomike e sociale e këtyre punëtorëve bëhet edhe më e thellë dhe alarmante duke marrë për bazë faktin se me të ardhurat nga paga e naftëtarit, ata mbajnë familjet. Pavarësisht premtimeve të shumta, prej më shumë se 10 vitesh tashmë rafineria bie vazhdimisht në duart e subjekteve spekulante, të cilat marrin nga qeveria të drejtat e ushtrimit të aktivitetit, realizojnë fitime të jashtëzakonshme dhe largohen duke lënë jo vetëm pa punë mijëra naftëtarë, por edhe duke mos u dhënë atyre as pagat e prapambetura.Qendra për të Drejtat në Punë (CLR) garanton naftëtarët e Ballshit, se sikurse ka qenë në vijimësi, do të vazhdojë të angazhohet fuqimisht për të ndihmuar ata në kërkimin e të drejtës së tyre të mohuar. Ju ftojmë të na bashkoheni për ti dhënë më shumë zë kauzës, duke kontribuar me shpërndarjen e kësaj deklarate.

Si nisi protesta e naftëtarëve, e si doli Rama garant për rrogat e tyre?

Lexo më shumë  Këlliçi: Rama ndërhyri te drejtuesit e medias italiane se mendonte e po fliste me Bolinon që i dhuroi tokë

Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestonin vjet për muaj me radhë për pagat e pamarra, edhe pse kishin punuar në kohë pandemie, kur gjithçka ishte e mbyllur dhe në “shtetrrethim”. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Burrat qëndruan 22 ditë, ndërsa gratë 23, derisa pranuan ofertën e bërë nga kryeministri Edi Rama. Qeveria u ofroi atyre 40 mijë lekë të reja rrogë për një periudhë 1-vjeçare. Po ashtu, iu paguan edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020-tetor 2021. Por në vendimin e qeverisë thuhej qartë se nëse pas kësaj periudhe nëse në rafineri nuk afrohej asnjë investim, atëherë naftëtarët nuk do të merrnin më mbështetje nga shteti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *