KryesoreLajme

Qemajl Aliu i VV-së përuron rrugën e re në Topillë: Investim mbi 1 milion euro për zhvillim rural dhe agroturizëm të Shtimes

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka përuruar sot rrugën e re të fshatit Topillë, një projekt madhor me gjatësi mbi 8 kilometra dhe vlerë mbi 1 milion euro.

Aliu theksoi se kjo rrugë përfaqëson një arterie të rëndësishme që do t’i japë jetë fshatit dhe do të krijojë mundësi për zhvillimin e agroturizmit, duke shfrytëzuar bukuritë natyrore të zonës.

Lexo më shumë  Miq me benefite/ Buxheti i shtetit paguan 3.1 milionë euro çdo muaj për kompaninë e mikut të kryeministrit

Ai gjithashtu shtoi se investimi pritet të nxisë rikthimin e banorëve në vendlindje dhe të ringjallë jetën rurale në Topillë.

“Nga sot, Topilla, falë mbështetjes së Ministrisë së Infrastrukturës dhe ministrit Hysen Durmishi, ka marrë një pamje të re. Ky është një tregues i qartë se zhvillimi po ndodh kudo në të gjitha zonat e Komunës tonë,” tha kryetari Aliu.

Lexo më shumë  Siguria ushqimore në Shqipëri/ Vuksani: Ndërhyrja urgjente është domosdoshmëri, përgjegjësia po humbet në zinxhirin institucional

Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të komunës për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe turizëm rural të qytetit të Shtimes

Rruga Press

YouTube player