Qëllohet për vdekje gazetarja dhe shoferi i saj në Afganistan
Një sulm terrorist në Afganistanin Lindor i ka marrë jetën në mënyrë tragjike një gazetareje dhe shoferit të saj.
Malala Maiwand ishte rrugës duke shkuar në punë në Jalalabad mëngjesin sotëm, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj automjetit të saj, dhe për pasojë humbi jetë edhe shoferi i saj, Mohammad Tahir.
Sipas BBC asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër sulmin e kryer të enjten e 10 dhjetorit.
Maiwand njihej gjithashtu si një aktiviste e shoqërisë civile. Ajo kishte folur më parë për sfidat e të qenit një gazetare femër në vend.