Bota

“Që sot mësuesit mund të rrahin nxënësit”, polemika për vendimin në SHBA

Nga ky vit, në shkollën e Cassville, në Misuri, do të lejojë ndëshkimet trupore nga mësuesit kundrejt nxënësve.

Jemi në Shtetet e Bashkuara të vitit 2022, por duket ajo e shekullit të 19-të, me një praktikë që në shkollat amerikane nuk përdorej nga disa dekada, por që sot është zyrtarizuar në qytezën që ka 1900 nxënës.

Lexo më shumë  Programi Botëror i Ushqimit: Ngushtica e Hormuzit shkaktoi ndërprerjen më të rëndësishme të furnizimit që nga COVID-19

Janë vetë familjet që kanë vendosur t’i japin “dritën jeshile” kësaj vendimmarrje. Normalisht do të ketë limite, do të përdoret vetëm kur të gjithë përpjekjet e tjera disiplinore te tregohen të pavlefshme”.

Edhe pse kemi të bëjmë me një rast episodik, dhe periferik, sërish reagimi i sociologëve amerikanë ka qenë i fortë, duke dënuar vendimin e qytezës.

“Të rrahësh nxënësit nuk përfaqëson një mënyrë për t’i edukuar, por për t’i traumatizuar”, thonë disa prej tyre.

Lexo më shumë  Trumpi tha se po shqyrton largimin e ShBA-së nga NATO, reagon kryeministri britanik

Por prindërit e Cassville nuk duken të shqetësuar, dhe thonë që nuk do të jetë një problem i madh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *