Bota

Putini thotë se Rusia është e gatshme t’i përdorë armët bërthamore nëse i rrezikohet shtetësia

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se është i gatshëm t’i përdorë armët bërthamore nëse ka rrezik ndaj shtetësisë së Rusisë, sovranitetit dhe pavarësisë. Putin ka thënë se shpreson që SHBA-ja të përmbahet nga veprimet që mund të nxisin një konflikt bërthamor.

Deklarata e Putinit ishte një paralajmërim tjetër i hapur ndaj Perëndimit, para zgjedhjeve presidenciale ruse këtë javë. Putini duket thuajse e sigurt se do ta fitojë një mandat të ri gjashtëvjeçar.

Në një intervistë për televizionin shtetëror rus, të publikuar herët të mërkurën, Putin e ka përshkruar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, si një politikan me përvojë të madhe që plotësisht i kupton rreziqet e përshkallëzimit dhe tha se nuk beson se bota po shkon drejt një lufte nukleare.

Por, në të njëjtën kohë, ai tha se forcat nukleare ruse janë në gatishmëri të plotë “dhe nga pikëpamje ushtarako-teknike, jemi të gatshëm”.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Putini tha se Moska është e gatshme t’i përdorë armët bërthamore në rast se kërcënohet “ekzistenca e shtetit rus, sovraniteti dhe pavarësia”.

Lideri rus ka folur vazhdimisht, që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, për mundësinë e përdorimit të armëve nukleare.

Kërcënimi i fundit kishte ardhur muajin e kaluar, në një adresim televiziv, ndërsa paralajmëroi Perëndimin se nëse thellon përfshirjen në luftime në Ukrainë do të rrezikonte luftë nukleare.

I pyetur në intervistën e publikuar të mërkurën nëse ka menduar të përdorë armë bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë, Putin tha se nuk ka nevojë për këtë.

Ai po ashtu ka shprehur bindjen se Moska “do t’i arrijë synimet e saja në Ukrainë” dhe ka mbajtur derën hapur për bisedime, duke thënë se çdo marrëveshje do të kërkonte garanci nga Perëndimi.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Putini ka thënë se rritja e sulmeve me dronë ukrainas brenda territorit rus në ditët e fundit, është tentim për të penguar zgjedhjet presidenciale në Rusi, që nisin të premten dhe mbyllen të dielën. Ai thuajse është e sigurt se do ta fitojë.

Autoritetet ruse kanë raportuar për një sulm tjetër të madh ukrainase me dronë herët të mërkurën.

Një nga dronët goditi një rafineri të naftës në rajonin Ryazan, duke lënduar të paktën dy persona dhe duke shkaktuar zjarr të madh. Një dron tjetër u rrëzua ndërsa po i afrohej rafinerisë në St. Petersburg dhe 30 dronë tjerë u rrëzuan në rajonin jugperëndimor Voronezh, sipas të dhënave të Rusisë.

YouTube player