Bota

“Putini të shkojë në ferr”

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denis Monastyrsky, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin të shkojë në ferr, teksa vizitoi një qytet jashtë Kievit të martën, ku trupat ruse akuzohen për vrasjen e qindra civilëve.

Prokurorët dhe policia ukrainase po mblidhnin prova në Bucha për të ngritur çështjen për krime lufte kundër Rusisë, ka konfirmuar Monastyrsky.

Lexo më shumë  Presidenti Trump: "Harku i Triumfit" që po ndërtojmë do të jetë më i bukur se ai francez

I pyetur nga Sky News se si Ukraina mund të negociojë me Putinin duke pasur parasysh mizoritë që supozohet se janë kryer nga forcat e tij, ai u shpreh në anglisht: “Le të shkojë në ferr”.

Ministri po fliste teksa ishte pranë gjashtë trupave të djegur, në një lagje të qetë të Buchas, një nga shumë skenat e krimit në të gjithë qytetin.

Lexo më shumë  Ukraina do të prodhojë dronë në Gjermani në sasi industriale

“Ka disa dhjetëra trupa vetëm në këtë zonë. Ka shumë më tepër në pyll këtu afër. Do të shihni që këtyre trupave nuk u ka mbetur as fytyra. Do të jetë e pamundur t’i identifikojmë ata pa ADN”, ka deklaruar Monastyrsky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *