Lajme

Meta në Sofje: Është shumë me rëndësi të liberalizohen vizat për Kosovën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar në Sofje me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Meta ka thënë se për të dhënë mesazhe optimiste, për vazhdimësi të projektit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, është me rëndësi edhe vendimi për liberazimin e vizave të qytetarëve të Kosovës.

​“Në takimin shumë të frytshëm dhe miqësor që zhvillova sot në Sofje me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer dhe të pakushtëzuar, që vendi i tij i ka dhënë perspektivës europiane të Shqipërisë. Në mënyrë që të japim mesazhe optimiste, për vazhdimësinë e projektit të zgjerimit të Bashkimit Europian, do të ishin shumë të rëndësishme miratimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga ana e Bashkimit Europian, sa më parë, ashtu sikurse edhe vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Këto do të ishin qasje shumë të dobishme dhe strategjike të BE-së, për të dhënë mesazhe premtuese, për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, dhe të gjithë ata, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen këtij projekti lirie, demokracie dhe paqeje në të ardhmen”, ka shkruar Meta në Facebook.

Lexo më shumë  Konjufca: Pa zbardhjen e krimeve të luftës as të rënët nuk prehen të qetë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *