Bota

Putini paralajmëron bashkim të Bjellorusisë me Rusinë

Vladimir Putini ka thënë se presioni politik nga Perëndimi po përshpejtonte integrimin e Bjellorusisë me Rusinë.

“Presioni i paprecedentë politik dhe social nga i ashtuquajturi Perëndim kolektiv po na shtyn të përshpejtojmë procesin e bashkimit: së bashku për të minimizuar dëmet nga sanksionet e paligjshme, për ta bërë më të thjeshtë zotërimin e prodhimit të produkteve të kërkuara, për të zhvilluar kompetenca të reja, për të zgjeruar bashkëpunimin me vendet mike”, tha presidenti rus në një forum dypalësh mëngjesin e sotëm.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Vendet fqinje nënshkruan një Traktat të Bashkimit në vitin 1997 që synonte të rivendoste disa nga lidhjet e ngushta të prishura që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Por, entuziazmi i presidentit autokrat të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, për një integrim më të ngushtë politik ka patur ulje-ngritje, ashtu si edhe varësia ekonomike e Bjellorusisë nga Moska.

Megjithatë, Lukashenko u bë më i përkushtuar ndaj Rusisë në fund të vitit 2020, kur Putini dha mbështetje politike dhe financiare, teksa shtypi një valë protestash antiqeveritare të shkaktuara për arsye të zgjedhjeve presidenciale që opozita – dhe vëzhguesit ndërkombëtarë – thanë se ishin manipuluar.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *