Bota

Putini paralajmërohet se përdorimi i armëve bërthamore do ta “kolapsojë” Rusinë

Ish-oficeri i ushtrisë britanike, Nicholas Drummond, beson se nëse Vladimir Putin vendos të përdorë armët bërthamore në luftën e Ukrainës do të kishte pasoja shkatërruese për Rusinë.

Tirani rus është mburrur shpesh për arsenalin bërthamor të Moskës dhe ka bërë disa kërcënime për vendosjen e armëve vdekjeprurëse gjatë konfliktit, por një ish-oficer i ushtrisë britanike ka sugjeruar se NATO do të shtypte ushtrinë ruse në rast të përdorimit të armëve bërthamore.

Nicholas Drummond, i cili tani është një analist i industrisë së mbrojtjes i specializuar në luftën tokësore, tha për “Daily Express”: “NATO ka të ngjarë të sulmojë ushtrinë ruse në Ukrainë menjëherë dhe si pasojë ta shkatërrojë atë plotësisht dhe ta heqë atë përmes sulmeve masive ajrore. Lufta do të përfundonte pas dy javësh siç ishte në Luftën e parë të Gjirit. Kjo nuk do ta largonte domosdoshmërisht Putinin nga pushteti sepse ne nuk do të sulmonim në Rusi, por ndoshta atij i është thënë nëse përdor armë bërthamore gjatë luftës në Ukrainë, përgjigja do të jetë e shpejtë dhe e konsiderueshme”.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve Buk – i goditën me dronët kamikaz

Drummond e konsideron kundërshtimin publik të Kinës ndaj Putinit duke përdorur armët bërthamore dhe mendon se udhëheqësi i vendit Xi Jinping do të “mohonte plotësisht” aleatin e tij tiranik nëse Moska godet butonin bërthamor.

Ai tha: “Ai (Putin) është një ngacmues dhe prepotentëve u pëlqen të përdorin kërcënime. Por ai e di nëse fillon të përdorë armë bërthamore taktike, gjithçka ka marrë fund për Rusinë.”

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

“Kina do ta mohojë plotësisht atë dhe nëse ata vijnë në anën tonë kundër Putinit, atëherë do të kishte degëzime të mëdha për Rusinë. Ne do të shihnim rrëzimin e Rusisë (nëse Putin vendos armë bërthamore taktike).”

Rruga Press

YouTube player