Bota

Putini njoftoi armëpushim për Krishtlindjet, përgjigjet Ukraina: Mbajeni hipokrizinë për veten tuaj

Vladimir Putini njoftoi një armëpushim në Ukrainë nga ora 12 e mesditës së 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit, raportoi agjencia Interfax duke cituar Kremlinin.

Rusia feston Krishtlindjet më 7 janar sipas kalendarit të vjetër. Putini i kërkoi Ukrainës të përgjigjet, por Kievi e refuzoi menjëherë kërkesën.

“Mbajeni hipokrizinë për veten tuaj”, tha Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

“Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzova Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë që të zbatojë një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit nga ora 12:00 e datës 6 janar deri në orën 24:00 të datës 7 ”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Lexo më shumë  Gjermania e përkrah Diallon për president të FIFA-s, përballë Infantinos

“Për shkak të faktit se një numër i madh i njerëzve ortodoksë jetojnë në zonat e armiqësive, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim dhe t’i lejojë ata të marrin pjesë në shërbimin në prag të Krishtlindjes, si dhe në ditën e Krishtlindjeve,” shtoi ai.

Shumë të krishterë ortodoksë në Rusi dhe Ukrainë ndjekin kalendarin e vjetër dhe festojnë Krishtlindjet në 6-7 janar.

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, më herët i bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të vazhdojnë me një armëpushim në Ukrainë me rastin e Krishtlindjeve.

“Unë, Kirill, Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, u bëj thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin vëllavrasës që t’u bëjnë thirrje atyre të vendosin një armëpushim dhe të vulosin një armëpushim të Krishtlindjeve nga ora 12:00 e datës 6 janar deri në orën 00:00 të datës 7 janar”, tha ai në një mesazh të postuar në faqen e internetit të Kishës.

Lexo më shumë  Si e goditën forcat ukrainase urën strategjike të Krimesë, një nga objektivat më të mbrojtura të Rusisë?

Sipas tij, armëpushimi duhet të shërbejë në mënyrë që “ortodoksët të mund të marrin pjesë në shërbimet e natës së Krishtlindjes dhe të Krishtlindjes” në Ukrainë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *