Putini në dilemë/ Kompensim për të plagosurit dhe të vrarët apo fshehje e numrit real të tyre
Që pas nisjes së agresionit në Ukrainë dhe faktit që ndryshe nga sa pritej Kievi nuk u dorëzua brenda pak kohësh, reputacioni i presidentit rus Vladimir Putin nuk është në nivelet më të larta.
Kjo shtohet edhe më shumë kur ushtarët të cilët u dërguan në vijën e parë të frontit duke iu premtuar shuma parash.
Në rast të një dëmtimi në betejë, ushtarët do të përfitonin dëmshpërblim, madje udhëheqësi i Kremlinit u shpreh në atë kohë se ishte detyra e qeverisë ruse që të mbështeste familjarët e ushtarëve të plagosur apo të rënë në betejë.
Megjithatë raportimet e fundit tregojnë se Putini nuk e ka mbajtur fjalën dhe rublat e premtuara nuk u janë dërguar kurrë familjeve të të vrarëve apo ushtarëve të plagosur.
Duke pasur parasysh shumën e premtuar, kjo nuk është një çështje që mund të anashkalohet, pasi ushtarëve iu tha se mund të kërkonin një kompensim deri në 3 milion rubla, çka është rreth 40 mijë paund, shumë kjo që një punonjës normal me një pagë mesatare në Rusi do t’i duheshin katër vite që ti merrte.
Agjensia e lajmeve Reuters ka raportuar se për një çështje të tillë ka kontaktuar me katër anëtarë të forcave ruse të cilët janë plagosur, një të afërm të një ushtari të plagosur dhe një avokat.
“Disa prej tyre nuk marrin dot kompensim sepse nuk kualifikohen duke qenë se kushtet për të qenë përfitues janë shtuar, ndërsa për disa të tjerë janë pengesat burokratike apo vonesat në miratimin e aplikimit ato që nuk I lejojnë të përfitojnë”. Jam kontaktuar nga qindra njerëz të cilët më kërkojnë ndihmë për një çështje të tillë. Ka një tension në rritje mes personelit ushtarak”, tha Amaxim Grebenyuk, avokati I kontaktuar nga agjensia.
Ministria ruse e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë dhe vetë Kremlini nuk iu përgjigjën kërkesës së Reuters për një koment.
Ekziston edhe dyshimi që kompensimet refuzohet të jepen apo pengohet procesi, në mënyrë që të shmanget mësimi i numrit ë vërtetë të ushtarëve të vrarë.
Rruga Press