Bota

Putini ndërmori veprimin ekstrem, po tani?

James Landale –BBC

Vendimi i Rusisë për të njohur Luhanskun dhe Donetsk është një përshkallëzim i madh i krizës në Ukrainë.

Ky është një ndryshim thelbësor në pozicionin e Rusisë në raport me më parë.  Deri më tani presidenti Putin dhe ministrat e tij folën për nevojën për të ringjallur marrëveshjet e dështuara të Minskut, të dizajnuara për të vendosur një zgjidhje politike në lindje të bazuar në një formë federalizmi brenda kufijve ekzistues të Ukrainës.

Lexo më shumë  Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje të sigurisë

Por njohja e dy republikave të shkëputura si të pavarura e vret përfundimisht procesin e Minskut.

Fuqitë perëndimore tashmë e kanë dënuar këtë veprim si një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Pyetja kryesore është se çfarë bëjnë të dyja palët tani.

A e konsideron Perëndimi këtë vendim të mjaftueshëm për të aplokuar disa sanksione ekonomike kundër Rusisë? A do të fusë Rusia – me ftesë të autoriteteve pro-ruse – trupa në Luhansk dhe Donetsk? Si mund t’i përgjigjet Perëndimi kësaj? Dhe si do të përgjigjen autoritetet në Kiev, ndaj perspektivës për të humbur një pjesë tjetër të madhe të territorit të tyre?

Lexo më shumë  Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë llogariten më të fortat deri më tani kundër sistemit financiar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *