Bota

“Putini mund të ulet në bankën e të akuzuarve”/ Pas presidentes së KE-së, Franca kërkon krijimin e një Gjykatë Speciale për krimet në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të ulet në bankën e të akuzuarve për krime lufte. Pas presidentes së KE Ursula von der Leyen, për krijimin e një gjykate speciale për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë, edhe qeveria e Macronit i është bashkuar kësaj thirrjeje.

Ministria e Jashtme franceze, qeveria e Parisit është në bisedime me vende të tjera me qëllim që të sjellë para drejtësisë zyrtarët rusë, ndoshta edhe presidentin rus Vladimir Putin.

Lexo më shumë  Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

Mediat e huaja shkruajnë se të pandehurit në një gjykatë të tillë do të jenë ata me autoritet vendimmarrës të përfshirë në kryerjen e sulmeve kriminale, duke përfshirë edhe shkeljen e kufijve të Ukrainës nga ushtria ruse.

Jo vetëm presidenti rus, por në bankën e të akuzuarve mund të ulen edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *