Bota

“Putini mund të ulet në bankën e të akuzuarve”/ Pas presidentes së KE-së, Franca kërkon krijimin e një Gjykatë Speciale për krimet në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të ulet në bankën e të akuzuarve për krime lufte. Pas presidentes së KE Ursula von der Leyen, për krijimin e një gjykate speciale për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë, edhe qeveria e Macronit i është bashkuar kësaj thirrjeje.

Ministria e Jashtme franceze, qeveria e Parisit është në bisedime me vende të tjera me qëllim që të sjellë para drejtësisë zyrtarët rusë, ndoshta edhe presidentin rus Vladimir Putin.

Lexo më shumë  Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% – si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Mediat e huaja shkruajnë se të pandehurit në një gjykatë të tillë do të jenë ata me autoritet vendimmarrës të përfshirë në kryerjen e sulmeve kriminale, duke përfshirë edhe shkeljen e kufijve të Ukrainës nga ushtria ruse.

Jo vetëm presidenti rus, por në bankën e të akuzuarve mund të ulen edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Lexo më shumë  Kushëriri i JD Vance - i cili luftoi vullnetarisht në Ukrainë - i quan zv. Presidentin dhe Trumpi 'idiotë të dobishëm' të Putinit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *