Bota

Putini gati për fjalimin në përvjetorin e madh. A do të shpallë mobilizimin?

Dita e sotme shihet me vëmendje dhe disi me shqetësim tek të gjithë analistët që po monitorojnë konfliktin në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një nga udhëtimet e pakta që nga fillimi i luftës në shkurtin e kaluar, është i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të Shën Petersburgut, në atë kohë Leningrad, nga forcat naziste.

Putini ka vënë një buqetë me lule në monumentin që kujton këtë ngjarje të rëndësishme për popullin rus, dhe pritet të mbajë një fjalim, siç ka pohuar dje vete zëdhënësi Dmitri Pescov dhe zyrtarë të tjerë si Vladimir Rogov.   

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Mbi përmbajtjen e fjalimit, ka parashikime të ndryshme, dhe jo pak mendojnë se presidenti rus do të japi njoftime të rëndësishme për atë që quan ende operacion special. Disa mendojnë se kreu i Kremlinit mund te shpallë mobilizimin e përgjithshëm, duke shndërruar edhe zyrtarisht operacionin special ne luftë, ndërkohë që të tjerë kanë një version më të zbutur, por jo  më pak shqetësues.

Disa burime qeveritare kanë treguar se edhe pse me vështirësi Putini do të shpallë mobilizimin në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai do të përgatisë opinionin publik me një mundësi të tillë, në qoftë se vendet e NATO-s do të vijojnë me planin e tyre për dërgimin e mjeteve të rënda në drejtim të Kievit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Putini mendohet se do të nënvizojë faktin se Moska nuk është në luftë me Ukrainën, ndërkohë që mund të jetë me NATO-n dhe veçanërisht SHBA-të që sipas tyre po përdorin Kievin për interesat  e tyre, që do të çojnë në konfrontim të pashmangshëm në rast të një eskalimi të ndihmës perëndimore.

Burime të ndryshme shtojnë se propozimi i djeshëm i Putinit për t’ u tërhequr nga Konventa Evropiane e te drejtës së Njeriu dhe traktate të tjera të ngjashme, mund të jete paradhoma e shpalljes së ligjit marcial, brenda muajit shkurt, siç raportojnë media si Visegrad 24.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *