Bota

“Ia dolëm, pas 30 viteve”/ Letra misterioze në varrin e Giovanni Falcones, pas arrestimit të bosit të “Cosa Nostra”-s

Një letër anonime është gjetur mbi varrin Giovanni Falcone, në kishën e San Domenico-s në Palermo.

Letra është shkruar pas arrestimit të bosit të “Cosa Nostra”, Matteo Messina Denaro.

Nuk dihet se kush e ka shkruar letrën në të cilën me shkronja të mëdha dhe me stilolaps të kuq thuhej: “Ia arritëm, Giova… Pas 30 vitesh!!!”.

Shënimi për Falcone që u vra nga mafia në 1992, nuk ka asnjë firmë.

Lexo më shumë  Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Imazhi u publikua në rrjetet sociale nga Fondacioni Falcone të martën.

Mbi varr ishte vendosur edhe një kurorë me dafina. “Një ditë e jashtëzakonshme”, ishte komenti i Fondacionit.

Arrestimi i Matteo Messina, kreut të ‘Cosa Nostra-s’, pas 30 viteve u realizua më 16 janar, ndërsa të gjitha autoritetet më të larta të Italisë, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni, kanë reaguar duke e quajtur një sukses të policisë që tregonte një fitore të shtetit kundër mafies.

Lexo më shumë  Baerbock: Ballkani sa më shpejt në BE! Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *