Bota

Putini firmos dekretin, Rusia nuk eksporton më naftë drejt Perëndimit

Rusia nuk do të furnizojë më me naftë, të paktën deri në gjysmën e vitit të ardhshëm, ato vende që respektojnë një kufi çmimi të rënë dakord nga vendet perëndimore.

Sipas agjencisë Ria Novosti, dokumenti sqaron se ndalohen dërgesat nëse kontratat specifikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi një çmim tavan. Ndalimi i furnizimit me naftë nën çmimin maksimal hyn në fuqi më 1 shkurt 2023 dhe është i vlefshëm deri më 1 korrik.

Lexo më shumë  SHBA-ja ka dërguar fshehurazi në Ukrainë raketa me rreze të gjatë, thonë zyrtarë amerikanë

Kufiri i çmimit, i cili ndalon vendet të paguajnë naftën ruse më shumë se 60 dollarë për fuçi, hyri në fuqi më 5 dhjetor dhe gjeti dakordësinë praktikisht e të gjitha vendeve perëndimore: vendet e G7, Australia dhe anëtarët e BE-së.

Nafta aktualisht po tregtohet me rreth 80 dollarë për fuçi, shumë më poshtë nga majat ku arriti mbi 120 dollarë.

Lexo më shumë  Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *